Integrimi në BE, Gjosha: Qershori jetë a vdekje, LSI e gatshme për çdo sakrificë

Në një dalje për mediat dhe duke marrë shkas nga thirrja e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, për dialog konstruktiv mes partive politike, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se Shqipëria nuk ka më asnjë moment për të humbur për çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Deputetja e LSI-së tha se qershori është jetë a vdekje për një proces jetik siç është procesi i Integrimit europian, ndaj dhe dha mesazhin se LSI-ja është e gatshme për çdo sakrificë.

”LSI është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo qytetari shqiptar. Sfidat që kemi para kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike”. Për Kryeministrin, Gjosha tha se ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?