Ish-ambasadori në OKB për drejtorin e VOA-s: Shumë i besueshëm në DASH
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka komentuar përplasjen e kryeministrit Edi Rama me ”Zërin e Amerikës” dhe telefonatën me John Bolton, këshilltar për Sigurinë i presidentit Donald Trump. Në emisionin ”360 gradë”, Nesho tha se Elez Biberaj, drejtor i Zërit të Amerikës, është disa herë më i besueshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit sesa kryeministri Edi Rama apo personalitete të tjera.
”Edhe Biberaj si personalitet përpara Departamentit Amerikan të Shtetit është disa herë më i besueshëm sesa Rama dhe të tjerët. Kur del në Zërin e Amerikës do të thotë që procesi ka nisur të fermentojë, duhet zgjidhje. As që diskutohet (që Zëri i Amerikës nuk gënjen)”, u shpreh ish-ambasadori.
Elez Biberaj është drejtor i Divizionit të Eurazisë në ”Zërin e Amerikës”, duke mbuluar shërbimet në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, maqedonase, greke, ukrainase dhe ruse. Sa i përket telefonatës Rama-Bolton, Agim Nesho theksoi se ajo është zhvilluar pas vendimit të Tiranës për të njohur Juan Guaido si president të Venezuelës.
KOHA JONË SONDAZH

