Ish-ministri brendshëm Sajmir Tahiri kërkon moszgjatjen e hetimeve

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paraqitur këtë të mërkurë në gjykatën e Krimeve të Rënda një kërkesë për të ndaluar zgjatjen e afateve të hetimit mbi rastin e tij, e madje ka patur dhe përplasje me prokurorët në lidhje me formën e mbajtjes së seancës gjyqësore.

Prokurori i çështjes ka kërkuar që seanca të bëhej me dyer tëe mbyllura për shkak të sekretit hetimor dhe përmbajtjes konfidenciale të dokumentave, një argument të cilin Tahiri e ka sulmuar duke thënë se është e pakuptimtë që të flasë prokuroria në të tillë mënyrë kur gjatë gjithë kohës së hetimit, materialet janë publikuar lirshëm në media.

“Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet të jetë me dyer të mbyllura. Gjatë hetimeve kanë dal të gjitha materialet në media. Nuk e kuptoj se çfarë sekret ruhet këtu”, ka thënë Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht fërkimeve mes Tahiri e prokurorëve, gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që media të largohet dhe seanca të vijojë me dyer të mbyllura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Tahiri këtë të mërkurë ka bërë një lëvizje “taktike” për t’i dhënë fund kohës së hetimit të prokurorisë mbi të, me argumentin se nuk ka më arsye ligjore për zgjatjen e hetimeve ndaj tij. Nëse gjykata do të pranojë argumentin e palës mbrojtëse, atëherë prokuroria do të jetë e detyruar të dalë me “letrat” që ka në dorë për të kërkuar pretencën mbi ish Ministrin e Brendshëm. Kujtojmë gjithashtu se prokuroria disa kohë më parë ka kërkuar zgjatjen e hetimeve për një sërë dokumentacionesh nga Mali i Zi, në lidhje me implikimin e mundshëm në trafikun e drogës së ish Ministrit. Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga gjykata, e cila për të disatën herë ka lejuar zgjatjen e hetimeve për dosjen e shumëpërfolur të Tahirit dhe lidhjes së mundshme mes tij e grupit famëkeq të Habilajve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?