Ish-ministrja Kumbaro kundër Albin Kurtit: Çfarë zhgënjimi, fare pa lidhje…

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas qëndrimit që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbajti sot në mbështetje të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Kurti ishte sot i pranishëm në ambientet e këtij Fakulteti ku shprehu mbështetjen për kauzën e studentëve dhe të pedagogëve.

Por ish-ministrja e Kulturës, Kumbaro e ka quajtur si zhgënjim të madh paraqitjen e Albin Kurtit përkrah pedagogëve dhe studentëve, të cilët ajo nuk nguron ti quaj si “pengmarrës të mjediseve universitare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në statusin e saj, Kumbaro thekson se nuk i besonte sytë kur pa Albin Kurtin, ndërkohë që shton se prania e tij ishte një “zhgënjim i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i Kumbaros

“S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e AL në Shqipëri!

Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmirësuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt!

Po fare pa lidhje! Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”, shkruan ish-ministrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?