FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani: Arrestimet e paligjshme, policia e motivuar nga urretja politike

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një status në Facebook në lidhje me arrestimet e bëra pas protestës së djeshme të Opozitës.

“Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e PA LIGJSHME!

Policia është e motivuar qartësisht nga URREJTJA politike dhe jo nga ligji!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit.

Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti t’i vijë TURP!”, shkruan Manjani në një reagim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?