Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë: Djallëzi e Ramës nominimi i Cakajt si ministër i Jashtëm
Ish-shefja e bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri teksa përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, lëshon akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tahiri thekson se Presidenti Meta nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama.
“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”- shprehet Edita Tahiri në reagimin e saj.

KOHA JONË SONDAZH

