FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ishullin e Sazanit duan ta kthejnë në kazino, ndaj po e djegin”

Specialisti i pyjeve, Abdulla Diku i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka akuzuar strukturat se nuk kanë reaguar që në momentin e parë.

Por sipas tij, vonesa në ndërhyrjë i ka dhënë krah fjalëve që ishulli i Sazanit do të kthehet në një tokë të bekuar për kazino dhe për resorte turistike.

‘Zjarre ndodhin, edhe në dimër edhe në situata më pak të nxehta. Por ajo që thashë më përpara, është fakti se zjarr mund të bjerë dhe sa i aftë dhe sa shpejt reagon ti. Kjo është çështja. Ne kemi parë dhe dëgjuar, ai fati i parashkruar i Sazanit për të i tjetërsuar destinacionit. Kemi dëgjuar se ky nuk do të jetë ishulli që ne kemi parë, por do të jetë një tokë e bekuar për kazinotë dhe resortet turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kur shikon vonesën në ndërhyrje, duket sikur krejt këto mendimet negative, që qarkullojnë, konvergojnë në këtë pikë; që po, ky qenka vërtetë fati i këtij ishulli, të vetmit që kemi’, është shprehur specialisti i pyjeve, Abdulla Diku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?