FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jemi më keq se sirianët”

Deputeti demokrat Gent Strazimiri e konsideroi lajm të ditës, që një grup sirianësh, të cilët vinin nga kampi i refugjatëve në Idomeni, thanë se nuk donin të merrnin azil në Shqipëri.

“Lajmin e ditës e morra me 2 titra në mëngjes. Titra e parë ishte: Policia ndalon 16 refugjatë. Titra e dytë: Refugjatët qe vijnë nga lufta refuzojnë azilin në Shqipëri. Titra e tretë nuk doli. Refugjatët sirianë ikin nga një tragjedi, por zgjidhja nuk është të përfundojnë në dëshpërim”, deklaroi Strazimiri.

“Sirianët po na e thonë: Jeni më keq se ne, këtu s’rrimë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?