FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku: Ç’po ndodh me familjet shiptare? Bordi i Transparencës nuk duhet të ekzistonte

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur me kritika ndaj qeverisë Rama ditën e sotme në Kuvend, duke theksuar se shqiptarët po përballen me një rritje të çmimeve që po rëndon xhepat e tyre, duke shtuar se nuk është marrë asnjë masë.

Fjalimet e kolegëve janë totalisht jashtë realitetit, janë kaq larg me gjithçka po ndodh me familjet bizneset, konsumet. Kemi një inflacion të lartë, por kemi një rritje ekonomike të ulët. Edhe dje raporti i fundit i BB-së tha të njëjtën gjë. Çmimet janë rritur. Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët dhe ershia mbi tortë është çmimi i karburanteve. A e dini çfarë po ndodh sot me familjet shqiptare si rezultat i rritjes së çmimeve? Lideri mori masa që e ndihmuan ekonominë të dalë nga kriza, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës. Ka një rritje të jashtëzakonshme çmimesh. Ndikon edhe lufta, këtë e pranoj edhe unë. Ka një hetim të Autoritetit i Konkurrencës për karburantet, çfarë po ndodh? Ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë dhe gjobë. Autoriteti i konkurrencës nuk kthen dot përgjigje se çfarë po ndodh? Askush nga qeveria nuk jep përgjigje, sepse këtu flasin për gjëra madhore, për nisma rajonale”, tha Tabaku.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?