FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalon perimetrin e sigurisë në Krujë, Presidenti Meta: E mbroj kushtetutën çdo ditë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka parë nga afër Kalanë e Krujës, e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndonëse një objekt i rrethuar nga shiriti i sigurisë pas vlerësimit nga inxhinierët, Kreu i Shtetit ka shkelur ”perimetrin e sigurisë”, për të parë më nga afër dëmet. “Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare”.

Si e vlerësoni punën e Institucioneve gjatë këtyre ditëve?

Përpjekjet po bëhen dhe duhet të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e koordinimit të gjithë institucioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

A do të ketë një datë tjetër ku do të thërrisni popullin në mbrojtje të Kushtetutës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti e mbron kushtetutën çdo ditë por tani është koha për t’u kthyer në normalitet, por tubimi do të thirret kur të kthehet jeta në normalitet si para tërmetit të 26 Nëntorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?