Kandidati për KLSH, Presidenti Meta i kthen përgjigje maxhorancës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas ceremonisë për 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, u dha përgjigje kritikave të bëra nga ana e maxhorancës për emrin që ai propozoi për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kreu i Shtetit, deklaroi se në zgjedhjen e emrit të Bahri Shaqirit i ka qëndruar strikt Kushtetutës. ”Kushtetuta, interesi kombëtar dhe publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”, u shpreh Meta.
Shumica ka thënë se Shaqiri nuk plotëson kriteret ligjore, pasi nuk ka njohuri në ekspertizë financiare, kusht që e kërkon pozicioni në krye të KLSH.

KOHA JONË SONDAZH

