Këlliçi: Qeveria shqiptare është vetëofruar për pranimin e refugjatëve

Partia Demokratike, insiston se qeveria ”Rama 2” ka biseduar për marrjen e 600 mijë refugjatëve. Këtë PD e mbështet nga takimet e Belind Këlliçit në Berlin. Kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demorkatike, gjatë takimeve që pati me drejtues të lartë të CDU-së në Berlin, sipas PD-së, ka mësuar se qeveria është vetëofruar për pranimin e refugjatëve.

Vizita e Kryetarit të FRPD-së në Berlin u krye pas asaj të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por Këlliçi theksoi se Shqipëria nuk ofron siguri për një operacion të përmasave të tilla.

”Kufinjtë shqiptarë janë të pasigurt, çka faktohet edhe nga trafiku i lartë i drogës, që nga marijuana tek drogat e forta. Kjo nuk do ta zgjidhte çështjen e emigrantëve, por do të ishte një portë për kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE”,-mësohet të ketë thënë Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëofrimi i qeverisë shqiptare për të pranuar 600 mijë refugjatë ishte një çështje që u diskutua edhe në Akademinë Politike të Junge Union (Forumi Rinor CDU/CSU), ku temë kryesor ishte emigracioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Më herët Edi Rama ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kërkesë nga vendet e BE-së për kampin e refugjatëve, por nuk është shprehur, nëse vetë qeveria shqiptare është vetëofruar për t’u bërë pritëse e refugjatëve që aplikojnë për azil në BE, kërkesë që është pritur me habi dhe mosbesim në Berlin”,-thuhet më tej në njoftimin e PD të shpërndarë për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?