Kërpaçi: 0 lekë për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, shkruan se qeveria Rama ka 0 lekë për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. ”E kam thënë dhe më parë se Edi Rama që prej momentit të qeverisjes ka ZERO vemendje për rininë; madje tallja dhe shpërfillja e tij ndaj rinisëka ndikuar në rritjen e numrit të larguarve nga vendi dhe në numrin e azilkërkuesve Shqiptare në Bashkimin Europian”,-shkruan më tej Kërpaçi.
Postimi i plotë
Studentët nuk mashtrohen! 0 lekë për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve! 0 lekë për Paktin 3D për Universitetin! Do t’ia marrim lekët fondit për rrugën Thuman-Kashar dhe do t’ia japim studentëve, tha kryemashtruesi! Fondi është 0 lekë! E kam thënë dhe më parë se Edi Rama që prej momentit të qeverisjes ka ZERO vemendje për rininë; madje tallja dhe shpërfillja e tij ndaj rinisëka ndikuar në rritjen e numrit të larguarve nga vendi dhe në numrin e azilkërkuesve Shqiptare në Bashkimin Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

