FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli i Europës: Paketa “anti-shpifje” është censurë

Me një deklaratë për mediat, Këshilli i Europës ka reaguar kundër ligjit të përgatitur nga Edi Rama kundër medias online. ‘Më 3 korrik 2019, në kuadrin e reformës në drejtësi, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një seri amendamentesh të njohura si ‘paketa anti-shpifje’ e cila, sipas autoriteteve synon të luftojë shpifjet. Nëse miratohen nga parlamenti, amendamentet e propozuara për ligjon Nr. 9918 ‘Mbi komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë’ dhe Nr. 97/2013 ‘Mbi Median Audio Vizuale në Republikën e Shqipërisë’, do t’i japin fuqi një organi administrativ shtetëror (AMA) për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online

Projektligji duket se shtrëngon kontrollin mbi median online, teksa Këshilli i Ankesa, që është pjesë e AMA-s, mund të rritë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes online mbi bazën e mbrojtjes së ‘dinjitetit dhe privatësisë’ së qytetarëve. Disa organizata ndërkombëtare janë bashkuar me shoqërinë civile shqiptare dhe median e pavarur në thirrjet drejtuar qeverisë për ta tërhequr projektligjin”, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?