FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilltari Ligjor i Presidentit: Lëvizjet e Metës ruajtën procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet lëvizjeve të tij.

‘Gjykata Kushtetuese, gjatë këtyre dy viteve mund të kishte 2 vende vakante, por asesi zero. Asnjëherë nuk do ngelte. Fakti është që Gjykata u boshatis dhe vendi ngeli pa një Gjykatë Kushtetuese që të jepte një verdikt. Nëse dekreti ishte i saktë për shtyrjen e zgjedhjeve, nëse ky ligji ishte antikushtetues ose jo. U shmang arbitri kryesor. I erdhën presidentit dy lista, njëherazi. Një për vakancën e parë që do të plotësonte dhe ai atë e ushtroi brenda 7 ditëve. E ushtroi duke u siguruar në vetvete që shprehja e vullnetit të tij nuk do të dëmtonte vakancat e Kuvendit.

Nëse Presidenti do shprehej të nesërme dhe do emëronte 2 gjyqtarë, Kuvendit i binin të dy vakancat, sepse nuk do të kishte mundësi zgjidhje. E ka ruajtur procesin. Pasi i erdhën listat i bëri një kërkesë për informacion KED dhe i tha informoni presidentin a ia keni dërguar listat Kuvendit. Në atë letër i është bërë me dije edhe radha KED, që ta kishte parasysh kur t’ia dërgonte Kuvendit.’

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?