Klement Balili vetëdorëzohet në Policinë e Shtetit
I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi.
Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku. Klement Balili është në kërkim që prej dy vitesh pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në maj të vitit 2017, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE.
Vetëm dje u bë me dije se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka ardhru nga Greqia letërporositë dhe hetimet po shkojnë drejt përfundimit.
KOHA JONË SONDAZH

