FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokëdhima: Braktisni farsën e 30 qershorit!

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka reaguar lidhur me tërheqjen e disa kandidatëve të partisë “Bindja Demokratike” për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit. Në reagim thuhet se partia “Zgjidhja” i përshëndet këto zhvillime, pavarësisht motiveve, sepse më i rëndësishëm është refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse.

“Zgjidhja” e ka deklaruar qartë dhe prerazi se nuk mund të shkohet në zgjedhje që përçajnë shqiptarët, sepse këto nuk janë zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse”, thuhet më tej në reagim.

Reagimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa kandidatë të partisë “Bindja Demokratike” kanë braktisur deri më tani kandidaturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia “Zgjidhja” i përshëndet këto zhvillime, pavarësisht motiveve, sepse më i rëndësishëm është refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse.

“Zgjidhja” e ka deklaruar qartë dhe prerazi se nuk mund të shkohet në zgjedhje që përçajnë shqiptarët, sepse këto nuk janë zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse.

Prandaj në Kongresin e i-rë vendosi që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojë shtyrjen e tyre për në tetor. Aty ne i ftuam edhe partitë e tjera që janë regjistruar në KQZ që të tërhiqeshin nga zgjedhjet, si një investim për bashkimin e Shqipërisë, për paqen, lirinë dhe për çlirimin e zgjedhjeve.

“Zgjidhja” e ripërsërit ftesën për të gjithë ata që ende nuk kanë braktisur aventurën e Ramës që kërkon të çojë shqiptarët në konfrontim civil për farsën zgjedhore të radhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?