FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokëdhima sulmon Dulen: Jam shqiptar, jam himariot!

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, iu përgjigj nga Vlora, në një takim me socialistët, deklaratave të PBDNJ se ai po ndërton pa leje në Himarë.

Fillimisht, Kokëdhima tha se në Himarë “nuk ka jetuar kurrë një minoritet grek”.

Sipas tij, himariotët ia kanë dhënë përgjigjen e duhur kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, kur në një takim i thanë“ne jemi këtu qysh përpara se të vinte deti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dulja është një minoritar grek, unë jam shqiptar, jam himariot”, tha Kokëdhima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, Dule ka fituar vetëm falë votave të PS.

“Dule e tradhtoi minoritetin dhe e provokoi Himarën, prandaj minoriteti e sikterisi partinë e tij”.

“Ai është njësoj si Saliu”.

“Nuk do ia falim Saliut atë që i bëri Vlorës dhe të gjithë bregut”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?