Kolegji Zbardh vendimin e paligjshëm. Arsyet përse qëndrimi i PS për 30 qershorin është antikushtetues

Pak orë pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi datën e re të zgjedhjeve lokale 13 tetor, Kolegji Zgjedhor, mesa duket me urdhër të PS zbardhi vendimin për mos çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në këtë mënyrë PS-ja kërkon të thotë se data 30 qershor është ende në fuqi, pasi Idajet Beqiri i PUK do shkojë në zgjedhje.

Por vendimi i Kolegjit, pavarësisht argumenteve juridike që sjell është i jashtëligjshëm në themel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyeja e parë dhe më kryesorja: Kolegji Zgjedhor është institucion i përkohshëm për zgjedhjet, që funksion në bazë të Kodit Zgjedhor. Anëtarët e tij janë gjyqtarë të apelit. Ndërkohë dekretet e Presidentit mund të gjykohen nga Gjykata Kushtetuese , institucioni kryesor i drejtësisë që zgjidh mosmarrëveshjet juridike mes gjithë pushteteve. Pra, vendimi i Kolegjit është i jashtëligjshëm sepse nuk është në kompetencat e këtij institucioni të interpretojë vlefshmërinë e akteve të Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsyeja e dytë ka të bëjë më faktin se Kolegji, po në shkelje ligjore nuk ka marrë në referencë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër Presidentit. Ose më saktë, anëtarëve të zgjedhur nga PS në këtë institucion. Pra, Kolegji ka thelluar gabimin e KQZ, e cila bëri një interpretim politik duke marrë vendim për dekretin. Në asnjë nen të KQZ nuk thuhet se anëtarët e saj vënë në diskutim datën e zgjedhjeve. Ata thjesht e zbatojnë.

Budallaikun politik të KQZ e ka thelluar dhe më tej Kolegji, i cili edhe flet për dekretin e Presidentit as ka thirru si palë Presidencën në shqyrtimin e çështjes. Pra është njohur me aktet jo në rrugë zyrtare, por nga fjala e Idajet Beqirit dhe Denar Bibës.

Vendimi ka një sërë gafash proceduriale që e bëjnë nul gjithë thelbin e tij. Por me kryesorja, marrja e kompetencave të gjykatës kushtetuese e bën 30 qershorin e PS antikushtetues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?