FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komision Hetimor për Metën, Shehu: Si në kohën e komunizmit…

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Komisioni Hetimor i ngritur për hetim të presidentit Ilir Meta po funksionon njësoj si dikur, në kohën e komunizmit.

Shehu thekson se 42 “papucët” parlamentarë shkëlqyen sot në Komisionin Hetimor, në mbrojtje të despotizmit një-partiak.

Postimi i Tritan Shehut:

Swiss Digital Desktop Reklama

42 “pupacet” parlamentare me perfaqesuesit e tyre ne te ashtuquajturin Komision Hetimor, shkelqyen sot ne mbrojtje te despotizmit nje partiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe, per te zene vendet ne menyre antikushtetuese ne ate “parlament” keta 42 “pupace”, mbasi dorrezuan mandatet apo nuk pranuan vajtjen aty mbi 180 deputete, u investua totalisht Rilindja vete.

Seleksionim i forte ky, qe nuk mund te mos “lindete” kete skuadron kaq “besnik” me vijen politike te autokracise rilindase.

Edhe detashmenti i vjeter bolshevik, qe per dekada perdori ate salle per gjyqet e tij politike, duhet te jete rengjethur sot nga ngazellimi (mbi apo nen toke, kudo ku ndodhet), duke i degjuar keta “pupace” te “kendojne” sot me aq entusiazem kenget e tyre te dikurshme per “Partine-Shtet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?