Komisioneri i BE, Avramopoulos viziton sot Tiranën

Dimitris Avramopoulos, Komisioneri për çështjet e brendshme, migracionin dhe shtetësinë në Bashkimin Europian do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e diel dhe të hënë.

Avramopoulos do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me bashkëpunimin me Bashkimin Europian mbi emigracionin, sigurinë dhe menaxhimin e kufirit. Ata do të dalin në konkluzione, që do të bëhen të ditura gjatë një konference të përbashkët me ministrin Fatmir Xhafaj nesër.

Avramopoulos do të takohet edhe me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, mbrëmjen e së dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e komisionerit grek të BE-së vjen në momentet kur Shqipëria prej hapjen e negociatave me BE-në dhe ka bërë disa hapa për të çliruar nga ngërçi marrëdhëniet me Greqinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avramopoulos, sot Komisioner i BE-së, ka mbajtur postet e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Ministrit të Punëve të Jashtme etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?