FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioni i reformës zgjedhore, gati depozitimi i emrave të anëtarëve

Komisioni për reformën zgjedhore tashmë ka mbetur tek emrat, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ku bëri publik edhe emrat e opozitës për këtë komision.

“Emrat kanë mbetur për t’u paraqitur, në komision bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, anëtar Arben Ristani, Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe një anëtar i takon republikanëve”, tha Paloka.

Z. Paloka bëri të ditur pas mbledhjes se opozita do të ndjekë rrugën e duhur, duke depozituar rezolutën për medaljet në administratën e Kuvendit, ku dhe do të presë votimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me reformën në drejtësi, kreu i grupit parlamentar demokrat tha se nuk pati diskutime në konferencën e kryetarëve pasi tashmë është në dorë të maxhorancës, që sipas tij duhet të zbatojë rekomandimet e Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?