FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioni i Venecias: Më 11 tetor del raporti për Presidentin Meta

Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias, deklaroi në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor, se tashmë e kanë një ide nëse Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën dhe më 11 tetor do të dalin me raportin përfundimtar.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”.

Jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, anëtarët e delegacionit të Venecias deklaruan se ishin të kënaqur nga takimet e zhvilluara në Tiranë dhe se kanë marrë të gjithë informacionin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një muaji, Venecia do të japë mendimin e saj nëse Presidenti Meta është në shkelje të Kushtetutës me dekretin e nxjerrë më 8 qershor. Komisioni i Venecias u takua me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë vetë presidentin dhe drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?