Komisioni për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan zbardh takimin Meta-Engel: Diskutuan për shqetësimet rreth “mini-Shengenit”

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan ka zbardhur detaje nga biseda që ka zhvilluar kreu i këtij komisioni, Eliot Engell me Presidentin Ilir Meta, gjatë vizitës që ky i fundit bëri në SHBA.

Në një postim në adresën zyrtare të Komisionit në Kongresin Amerikan në Twitter, thuhet se Engel dhe Meta diskutuan për shqetësimet rreth “mini-Shengenit”.

Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”,- shkruhet në postimin e publikuar në adresën e Komisioni për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?