FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Koncesionet e Beqajt, krijojnë monopole”

Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në PD Tritan Shehu e konsideron një politikë krejtësisht të gabuar atë të koncesioneve që po ndjek ministria e shëndetësisë.

Duke folur tek “5 pyetje nga babaramo” në Report TV, Tritan shehu tha se politika e centralizimit të partneritetit publik nga Ministria e Shëndetësisë, duke ua hequr këtë procedurë spitaleve dhe institucioneve të tjera përkatëse krijon monopole në këtë sistem.

Ndërkaq, Shehu foli edhe për sistemin e kontributeve shëndetësore për të cilin tha se qeveria po vepron krejt në të kundërt të asaj që premtoi në 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zotërinjtë që qeverisin sot të dalin dhe të thotë se ajo që premtuam ishte një spekulim, por ejani të punojmë së bashku për të gjetur mënyrën e financimit të sistemit shëndetësor shqiptar”, u shpreh Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?