Konfirmimi i Prelës, Alibeaj: Reforma në Drejtësi ka dështuar

Konfirmimin e Donika Prelës në detyrë, si kryetare e Prokurorisë për Krimet e Rënda, është kundërshtuar nga Partia Demokratike. Enkelejd Alibeaj në deklaratën për mediat, akuzon se Vetting-u po funksionon si vegël politike në duart e Ramës.

Alibeaj tha se me mbajtjen e Prelës në detyrë, Reforma në Drejtësi ka dështuar. ”Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjeti se, në një kohë të shkurtër, Prela ka shitur prona 4 herë më shtrenjtë nga sa i ka blerë. ONM-ja gjeti se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, duke punuar në të zezë”, tha më tej Alibeaj.

Sipas tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e “Vetting-ut”, mbajti në detyrë një shërbëtore të Edi Ramës. “Vendimi për Prelën është marrë në shkelje të ligjit. Prela është takuar me anëtaren e trupës së komisionerëve, Valbona Sanxhaktari. Me firmën e Prelës është liruar nga burgu edhe Astrit Avdylaj”, u shpreh Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?