FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kontjana Kuçi: Rindërtimi në Durrës, dështim! Rilindja mbulon dëmet vetëm me gëlqere dhe bojë

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, thotë se rindërtimi pas tërmetit në Durrës ka dështuar.

Në një postim në Facebook, Kuçi ka publikuar disa foto të një pallati në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar dhe shkruan se “kryeministri në largim vizitoi punën e nisur pas 14 muajsh në këtë pallat i cili po riparohet vetëm me gëlqere, bojë dhe llaç“.

Kjo është propaganda e “rilindjes.” Qeverisje me gëlqere. Siç ka mbuluar me gëlqere mega korrupsionin e saj në 8 vite po mbulon edhe dëmet e rënda nga tërmeti“,- vijon Kuçi në postimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Kontjana Kuçit në Facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

Dështimi me “Rindërtimin.”
“Rilindja” mbulon dëmet vetëm me gëlqere dhe bojë.
Lagja Nr. 5 ishte një ndër zonat më të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me pallate të pabanueshme dhe më pas me një mungesë totale informacioni se çfarë do ndodhë me fatin e banorëve të shpërngulur dhe banesat e tyre.
Ky pallat në lagjen Nr. 5 pësoi dëme të mëdha dhe për më shumë se një vit mbeti i pabanuar dhe banorët kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të marrë zgjidhje për fatin e tyre.
Dje, kryeministri në largim ⬇️ vizitoi punën e nisur pas 14 muajsh në këtë pallat i cili po riparohet vetëm me gëlqere, bojë dhe llaç.
Kjo është propaganda e “rilindjes.” Qeverisje me gëlqere. Siç ka mbuluar me gëlqere mega korrupsionin e saj në 8 vite po mbulon edhe dëmet e rënda nga tërmeti.
Durrësi nuk ka nevojë për gëlqere.
Durrësi ka nevojë për Rindërtim të vërtetë.
Durrësi ka nevojë për çlirim nga sekti korruptiv i fasadave dhe propagandës boshe të “rilindjes.”
Më 2️⃣5️⃣ prill ne do e çlirojmë Durrësin dhe mbarë Shqipërinë e do nisim rindërtimin e vërtetë të Durrësit dhe zhvillimin e vendit tonë.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës

Dështimi me “Rindërtimin.”
“Rilindja” mbulon dëmet vetëm me gëlqere dhe bojë.

Lagja Nr. 5 ishte një ndër zonat më të…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, January 6, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?