FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova në UEFA, Meta: Sukses historik

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar Kosovën pas anëtarësimit në UEFA. Në mesazhin e tij të urimit, Meta e ka cilësuar vendimin e marrë gjatë Kongresit të Zakonshëm të UEFA-s në Budapest si një sukses historik, jo vetëm në aspektin historik.

“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi anëtarësimi në UEFA është një sukses historik për futbollin kosovar. Gjithashtu, ky vendim shënon një progres të jashtëzakonshëm edhe në drejtimin të integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare. Urime më të përzemërta dhe të ngrohta Kosovës për këtë ditë historike!”, – tha Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?