FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosovë, takohen drejtuesit e koalicionit fitues në zgjedhje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë takuar sot në hotel Sirus, mëson Gazeta Express.

Ky takim vjen një ditë para së të përfundojë afati për koalicione parazgjedhore.

Temë kryesore është një bashkëpunim eventual në mes të dy partive, që do të mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK dhe VV me një listë të përbashkët zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

30 gushti është dita e fundit që partitë mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin zhvilluar takim për të diskutuar për këtë çështje, menjëherë pasi që Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Ata u takuan edhe ditë më parë, kur LDK nominoi për kryeministre Vjosa Osmanin. Të dy partitë, nuk po mund të arrijnë marrëveshje sa i përket pozitës së kryeministrit./Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?