FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Xhezair Zaganjori

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin, njëherësh kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin.

Ndonëse u konfirmua në detyrë në korrik të 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ai që e ankimoi këtë vendim dhe kërkoi shkarkimin nga detyra të Zaganjorit.

Komisioni gjykoi se gjyqtari ka kryer “evazion fiskal”, një vendim i debatuar që u rekomandua për ankimim nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dhe nuk justifikonte me burime të ligjshme pasurinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Shtylla, lexoi të arsyetuar vendimin e Kolegjit se Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë për 4 pasuritë që zotëron në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, është konstatuar se gjyqtari ka probleme edhe me mbulimin e shpenzimit sidomos me shkollimin e dy djemve jashtë vendit, njëri në Gjermani dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas shkarkimit të tij, Gjykata e Lartë tashmë mbetet vetëm me një anëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?