FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit, Zegjine Sollaku, bashkëshortja e ish-kryeprokurorit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Zegjine Sollaku, bashkëshortja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.

KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Sollaku, ndërsa kjo e fundit nuk ishte e pranishme në seancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, të verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?