KQZ i përgjigjet Presidentit: Janë 122 deputetë në Parlament

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kërkesës së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në lidhje me numrin e deputetëve që ka Parlamenti. Në përgjigjen e KQZ, thuhet se në Parlament janë 122 deputetë, në vend që 140. KQZ i ka dërguar Kreut të Shtetit, edhe emrat e deputetëve. Përgjigja nga KQZ, është firmosur nga kryetari i KQZ-së dhe 4 anëtarët.

KQZ bën të ditur se ka plotësuar 23 vakanca nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike, 17 nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, 6 nga Partia Socialiste dhe 2 nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Më 14 qershor, Presidenti i kërkoi KQZ-së informacion në lidhje me gjendjen dhe përbërjen aktuale të Parlamentit. Të shumtë janë ata që besojnë se Kreu i Shtetit po bëhet gati të shpërndajë Parlamentin, bazuar në arsyetimin se ai është ilegjitim për sa kohë nuk janë plotësuar 140 mandate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Parlamenti sot ka nisur zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste depozitoi gjatë paradites kërkesën për shkarkimin e tij në Parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?