KQZ rrëzon propozimin e PS-së, kryebashkiak dhe me më shumë se tre mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të mos lejuar më kandidimin në zgjedhjet e 2019-ës të kryebashkiakëve që i kishin 3 mandate në detyrë.

Miratimi i kërkesës së PS kërkonte 5 vota nga anëtarët KQZ, por pro saj votuan katër anëtarë dhe një prej tyre kundër, duke bërë që kërkesa të rrëzohet.

KUSH ISHIN KRYEBASHKIAKET QE RREZIKONIN

Swiss Digital Desktop Reklama

E nisim nga më i përfoluri. Nëse një gjë e tillë do të miratohej, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në detyrë që prej vitit 2006 do të duhet t’i thoshte lamtumirë këtij posti. Po ashtu pas tij ikte edhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdiu, i cili e drejton bashkinë që nga viti 2007.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të penalizuarit do ishte edhe kryebashkiaku i Policanit, Adriatik Zotkaj që qëndron në detyrë që prej vitit 2004. Pak më i hershëm se ai është edhe Gëzim Topçiu në Maliq, i cili drejton bashkinë nga viti 2000. Ai ka fituar zgjedhjet në vitin 2000, 2003, 2007, 2011 dhe 2015.

Ndërsa nga kampi i Partisë Demokratike, do të digjej Fiqiri Ismaili i Vorës, i cili e drejton këtë bashki që nga viti 2003 dhe Xhelal Mziu i Kamzës.

LISTA

1.Vangjush Dako (Kryebashkiak i Durrësit), 2. Qazim Sejdini (Kryetari i Bashkisë Elbasan), 3. Xhelal Mziu (Kryetari i Bashkisë Kamëz), 4 Gëzim Topçiu (Kryetari i Bashkisë Maliq), 5. Adriatik Zotkaj (Kryetari i Bashkisë Poliçan) 6. Edmond Themelko (Kryetari i Bashkisë Pustec) 7. Fiqiri Ismaili (Kryetari i Bashkisë Vorë) 8. Shuaip Beqiri (Kryetari i Bashkisë Konispol)

Ndërkohë e paqartë është situata për tre kryetarët Bashkive, Zef Hila Vaui i Dejës (PD) Agron Kapllanaj, Mallakastër (PD) Nesim Spahiu, Çorovodë (LSI), pasi kanë drejtuar njësi të pushtetit vendor para ndarjes territoriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?