Kreu i Shtetit Meta letër, Presidentit të Italisë: Ngushëllime dhe solidaritet për viktimat e koronavirusit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës të Italisë, Sergio Mattarella, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.

Presidenti Meta mbështet masat e detyruara të marra me përgjegjësi të lartë shtetërore nga autoritetet Italiane dhe i vlerëson këto masa si mjaft të rëndësishme jo vetëm për Italinë por dhe për të gjithë rajonin.

Duke shprehur bindjen se përpjekjet e autoriteteve italiane për të izoluar këtë epidemi shpejt do të japin rezultate dhe do të kthejnë normalitetin në jetën e italianëve, Presidenti Meta nënvizon se angazhohet për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve shëndetësore të të dy vendeve në përballimin e kërcënimit të kësaj epidemie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?