Kritikat për videon, Rama: Ç’keni që lehni, njerëzit na besojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” pas kritikave për publikimin e imazhit të prindërve të së mitures së abuzuar në Kavajë.

Rama i quan lehje deklaratat nga opozita pas reagimit të tij të vetëm për ngjarjen në Kavajë ku nxori me zë e figurë prindërit e së miturës. “Po tani çfarë keni që lehni apo jua kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit, krimet e fatkeqësitë, ju s’do ekzistonit, se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit”,- shkruan Edi Rama.

Ndërkohë Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi i ka kërkuar kryeministrit Rama të shkarkojë ministren Spiropali dhe të fshijë videon. LSI e quajti të paligjshme videon e prindërve dhe kërkoi reagimin e shoqërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja e prindërve të së miturës ishte jo pak e befasishme pasi vetë përfaqësues të maxhorancës kishin kërkuar që kjo çështje të mos politizohej dhe babai i vajzës apeloi që të mos flitej më për rastin e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?