Kryebashkiakët çojnë në Gjykatë Kushtetuese 30 qershorin

Krerët e bashkive të opozitës do të padisin në Gjykatën Kushtetuese procesin e votimeve të 30 qershorit. Padia është bërë në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

“Në orën 14:30 Voltana Ademi, në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë do të jetë në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar një kërkesë në emër të kësaj shoqate mbi votimet antikushtetuese të 30 qershorit”,- njoftoi sot PD.

Pritet që kryebashkiakët të kërkojnë rrëzimin e votimeve dhe për pasojë përsëritjen e tyre në gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata Kushtetuese ende nuk është në funksion, por duket se kjo çështje do të jetë ndër të parat që do të marrë në shqyrtim, me konstituimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?