FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku është arratisur. Policia nuk gjen dot Agim Kajmakun

Policia nuk ka arritur të gjejë Agim Kajmakun, ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës, i shpallur në kërkim me tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të formularëve dhe ushtrimi i funksioneve pas mbarimit të detyrës.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, por pa rezultat. Prokurori Kolë Hysenaj i kishte lënë afat ish-kreut të Bashkisë së Vorës që të paraqitej ditën e martë në Prokurori, në të kundërt do të shoqërohej forcërisht. Por Kajmaku, që ka ngarkuar një avokat për ta ndjekur këtë çështje ka zgjedhur të arratiset.

Referuar sistemit TIMS, Kajmaku ndodhet ende në territorin shqiptar. Kështu pretendojnë edhe familjarët, të pyetur nga Klan. Policia dyshon se ai po fshihet tek miq apo të afërm të tij, por nuk përjashtohet mundësia që të këtë kaluar ilegalisht kufirin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i telefonit të tij celular rezulton i padisponueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kajmaku, që në pak ditë e sheh veten nga drejtimi i Bashkisë së Vorës, në një të kërkuar nga drejtësia, akuzohet nga prokuroria se ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë, Omeri dhe Hekuran Brahimaj, pasi KQZ i kishte hequr mandatin atij, për shkak se kishte fshehur një hetim në Greqi, për përdorim të parave false.

Në këtë detyrë ai emëroi shefin e tij të kabinetit Gentian Picarin, por prokuroria thotë se ashtu si në shkarkimi e dy nënkryetarëve, edhe në këtë vendim ai ka falsifikuar datën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?