FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku i Lezhës kundër aktit të qeverisë që ndalon dasmat. Në Mirditën e ministrit të brendshëm lejohen!

Një ditë pas protestës së pronarëve të lokaleve,  kryebashkiaku i Lezhës, Pirin Ndreu ka reaguar duke dalë në mbështetje të tyre.

Ai thotë se me Lezhën ka diskriminim dhe se është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit.

“Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qartë. Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa herë. Dikush do dalë të thotë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithë. Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit. Ata që i shkruajnë ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishë dasmën…”, shkruan Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa biznesmeni Martin Bezhi shton se pse vetëm në Lezhë nuk na lejojnë, ndërsa në Shkodër dhe Laç dasmat vazhdojnë? Qytetarët lezhjanë, turren drejt Laçit dhe Shkodrës për ti ba dasmat, pasi këtu organet shtetrore nuk lejojnë në krejt zonën e Lezhës, çka është diskreminim ndaj nesh që kemi investuar në këtë biznes dhe po falimentojmë. Pse bëjnë selektivitet ku di lejohen e disa jo?!- tha Bezhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu biznesmenët thonë për KJ se në Mirditë (nga është ministri i brendshëm) lejohen dasmat! Pse ministri i lejon atje dhe bllokon në Lezhë e Laç? Edhe kryebashkiaku lezhjan flet kundër kësaj praktike jo korrekte nga ana e policisë dhe shendetsisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?