Kryemadhi: Asnjë kompromis për karrigen e thyer të Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në facebook, ka ndarë disa momente nga takimi me strukturat e LSI-së në njësinë nr.8 në Tiranë. Kryemadhi thotë se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se asnjë kompromis për karrigen e thyer të Kryeministrit Edi Rama. ”Shqiptarët protestojnë kundër taksave të larta, kundër kapjes së shtetit, kundër regjimit diktatorial të krimit të organizuar. Shqiptarët protestojnë për një Shqipëri të drejtë, për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri ndryshe, ku shteti të mos rrijë si sëpatë mbi kokat e qytetarëve por të jetë një shërbëtor në këmbët e tyre”.

Postimi i plotë

Sot në takimin me strukturat e LSI të njësisë nr.8 në Tiranë për protestën e 25 Majit, që do të jetë protesta më e madhe dhe më e qëndrueshme e zhvilluar ndonjëherë. Asnjë kompromis për karrigen e thyer të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët nuk protestojnë për pushtetin e politikanëve, por për të drejtat e tyre të mohuara nga qeverisja e Rilindjes. Duke filluar nga themeli i demokracisë që është vota e lirë dhe e barabartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët protestojnë kundër taksave të larta, kundër kapjes së shtetit, kundër regjimit diktatorial të krimit të organizuar. Shqiptarët protestojnë për një Shqipëri të drejtë, për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri ndryshe, ku shteti të mos rrijë si sëpatë mbi kokat e qytetarëve por të jetë një shërbëtor në këmbët e tyre.

Ndaj i drejtoj thirrjen çdo qytetari shqiptar që do ta ndërtojë të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në Shqipëri t’i bashkohet protestës së 25 Majit në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Asnjë hap pas!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?