Kryemadhi: “Dosja 184”, prova për përfshirjen e ministrave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në qytetin e Gramshit, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj. Kryemadhi bëri edhe njëherë thirrje se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme duke akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet nga paratë e drogës dhe krimit.

“Ne jemi të vendosur në misionin tonë për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë. Vota janë blerë me paratë e drogës. Njerëzit janë kërcanuar me polici. Ne denoncojmë jo vetëm blerjen e votës por edhe përfshirjen e bandave në qeveri. Kriminalizimi ka shkuar në çdo qelizë. Duhet ta shohim politikën si një instument për të krijuar mirëqenie. Familjet e reja duhet të kenë shanse për të krijuar kushtet. Shqiptarët jetojnë në xhungla. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ne do të përballojmë çdo sfidë që do të na dalë përpara. Sistemi nuk do të jetë. Ndizni motorët për të rrëzuar sistemin që ngriti Rilindja e krimit. Unë ju uroj gjithë të mirat. Ju falenderoj për qëndresës. Mos u ndalni sepse sa më i madh të jetë presioni aq më shpejt do të bjerë sistemi i tyre”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së dha detaje në lidhje me “dosjen 184”. Sipas saj, në të janë të përfshirë ministra dhe deputetë, të cilët kanë lejuar mbjelljen e hashashit në këmbim të votës. “Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, deklaroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja Nr.184 dhe akuzat e PD për përgjimet në Dibër

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?