Kryemadhi: Në 2017 Rama na u lut 6 muaj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e partisë që ajo drejton në qytezën e Cërrikut, ka bërë deklarata shumë të forta, ku në epiqendër ka qenë kryeministri Edi Rama.

“Jemi të tërë ish-deputetët që përfaqësojmë të dëshirave dhe vendimit të qytetarëve. E themi këtë gjë sepse për herë të parë, deputetët e një Kuvendi morrën një vendim që erdhi nga qytetarët. Protesta e 16 shkurtit na dha frocë dhe kurajo. Parlamenti ka ardhur si rezultati i votës së krimit. Ju e ndjeni përditë në çdo hallkë të shtetit. Ne ndjejmë edhe erën e kalbjes së shtetit. Duhet ndërtuar një sistem i ri”, deklaroi kryetarja e LSI.

Sipas Kryemadhit, në zgjedhjet e 2017-ës, Rama i është lutur LSI për rreth 6 muaj me rradhë për të bërë koalicion me PS-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasuritë natyrore nuk i gëzojnë qytetarët shqiptarë po. Ishim ne në pushtet me Edi Ramën, 6 muaj na u lut për të bërë koalicion me ne. por ne nuk pranuan sepse nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte marrë qeveria. Po u bëre me qelbësirën, erë qelbësirë do të vish”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e LSI-së shtoi gjithashtu se, kreu i qeverisë përdor buxhetin e shtetit për imazhin e tij personal.

“Shikojmë kudo, mitingjet madhëshotre. Sa më të bukura ti bëjë, me sa më shumë njerëz aq më shumë para harxhohen. Buxhetin e shtetit e vë në favor të imazhit të tij. Një nga diskutimet më të mëdha është: po tani çfarë do të ndodhi? Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Ne nuk duam as pushtet dhe as të themi që të bëjnë siç duam ne. kërkojmë vetëm daljen para përgjegjësisë të atyre që blenë vota me krimin e organizuar. Reforma zgjedhore është zgjidhja e dosjeve 339 dhe 184. Na mbajnë peng për integrimin në Europë. Ne jemi shumë të qartë në kërkesën tonë ndaj atyre që kanë vjedhur dhe kanë kërcënuar njerëzit për votën. Ne duam daljen e tyre para drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?