Kryemadhi në Gjirokastër: Nesër në takimin e Ramës, administrata është marrë me firmë për të qenë prezente

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur me firma prezencën e administratës së Gjirokastrës nesër në mitingun e PS-së. Gjatë një aktiviteti politik, Kryemadhi është shprehur se edhe vetë kreu i shtetit e ka kuptuar se është në ikje.

“Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 mbasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë,”-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?