Kryemadhi në takimin e grave republikane të SHBA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këto ditë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryemadhi ka qenë e pranishme në takimin e grave të Partisë Republikane Amerikane. Në një njoftim në Facebook, Kryemadhi bën të ditur se ka marrë pjesë dhe në meshën e mbajtur në dioqezën e Arlington në SHBA.

Gjatë vizitës time në SHBA, të premten më datë 22 u ndala në Arlington, ku mora pjesë në meshën multinacionale të dioqezës atje. Gjatë vizitës në Arlington, i dorëzova dioqezës disa relike që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar. Kryqi i dhuruar nga arkipeshvi i Shkodrës Masafra me eshtrat e 10 martirëve, mori një vlerësim të madh nga të pranishmit në meshë dhe drejtuesit e dioqezës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa dje mora pjesë në një takim të gruas republikane në Virginia. Më shumë se 800 gra ishin të pranishme në këtë konferencë, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme“,- shkruan Kryemadhi në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?