Kryemadhi: Parlamenti i sotëm është turp i shqiptarëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në protestën e kësaj të marte, tha se parlamenti tregoi sor se është një trup për të gjithë shqiptarët.

Ai parlament është turp i shqiptarëve, ashtu siç ishin kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas herë ka pasur në historinë e Shqipërisë dhe i kanë kushtuar asaj për lirinë dhe demokracinë e saj”.

Kryemadhi ju drejtuar dhe socialistëve që janë pa punë dhe nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot i drejtohem atyre socialistëve të ndershëm, që janë pa punë dhe u kanë falimentuar bizneset, që u janë larguar fëmijët, për të gjitha ato nëna dhe baballarët, për të gjitha ata që shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre. Prezenca jonë nuk është vetëm për sot do të jetë për çdo ditë, jo vetmë për sot”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi tha se mazhoranca dhe parlamenti i sotëm, ka shkatërruar të ardhmen e qytetarëve.

“Ata sot treguan dhe njëherë që nuk përfaqësojnë popullin. Sot treguan dhe njëherë që është parlamenti që punon për 5 veta. Ai parlament tregoi që në thelbin e zemrës së tyre nuk ekziston respekti për qytetarët, por dashuria për Vangjushin dhe kriminelët e tjerë.Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen që nuk duhet të jetë në sytë e shqiptarëve. Një parlament që shkatërroi të ardhmen e shqiptarëve që nxori jashtë vendit 400 mijë qytetarët dhe pasuroi vetëm 5 njerëz”. /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?