Kryemadhi: Protesta paqësore, largimi i Ramës mbyllë trazicionin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në protestën e 9-të të opozitës është shprehur se Rama kërkon të izolojë Shqipërinë.
“Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore. Sfida që Rama kishte me qytetarët për ti larguar shpresën nga sytë i ka nxitur, që secili nga ne të luftojë brenda vetes që nesër Shqipëria të jetë një vend evropian. Shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të qenë në BE. Sot është një protestë paqësore, pavarësisht provokacioneve.
Kjo është protesta e nënëve, grave. Rama është një nga shkatrrimtarët e të ardhmes së Shqipërisë. Jemi një vend i bekuar nga zoti dhe ky do ta bëjë forcën e shqipatrëve për tu përballur me sektin e “Rilindjes”. Këta kanë kapur çdo segment, por nuk kanë kapur dot zemrën e shqiptarëve. Kjo ditë e sotme do ti japi fund tranziocionit. Tranzicioni do të mbyllet me etapën e Ramës dhe pas ikjes së tij do të jetë e çliruar.
Heshtja e ndërkombëtareve është mbështetja më e madhe që i jep shqiptarëve. Heshtja e tyre për dosjet 184 dhe 339 tregon kapjen e Ramës. Dosjet nuk do ti gjykojnë as ambasadorët, as ndërkombëtarët, as ministrat e jashtëm, as kancelarët dhe as presidentët. Ato do ti gjykojë drejtësia shqiptare”, u shpreh Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

