Kryemadhi: Qoftë i dielltë si ky 8 mars çdo ditë e grave shqiptare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar 8 Marsin. Në mesazhin e saj drejtuar nënave, Kryemadhi vlerëson figurën e tyre ku thekson që me sakrificë sublime kanë rritur dhe po rrisin, shkollojnë të ardhmen e vendit.

”Që çdo ditë sakrifikojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Për ato gra që shpesh harrojnë veten për familjet, që gjejnë kohën të jenë zonja të shtëpisë, nëna dhe bashkëshorte. Që janë të bukura në lodhjen e tyre dhe të shenjta në përpjekjet për të mbrojtur familjet”.

Më tej kryetarja e LSI-së, uron se: ”Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni! Zoti ju dhëntë forcë e kurajo për të përballuar sfidat e vështira të jetës. Ju jeni burimi i jetës dhe mishërimi i paqes, ndaj meritoni të keni çdo ditë nga një urim dhe falenderim për atë që jeni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Qoftë i dielltë si ky 8 mars çdo ditë e grave shqiptare! E nënave tona që me sakrificë sublime na kanë rritur e shkolluar në kushte tejet të vështira. E nënave dhe grave që vuajtën në ferrin komunist, që mes torturave dhe internimeve sakrifikuan për bijtë e tyre!
Qofshin të diellta të gjithë ditët e vitit për ato gra e vajza që përpiqen fort për familjet e tyre!

Që çdo ditë sakrifikojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Për ato gra që shpesh harrojnë veten për familjet, që gjejnë kohën të jenë zonja të shtëpisë, nëna dhe bashkëshorte. Që janë të bukura në lodhjen e tyre dhe të shenjta në përpjekjet për të mbrojtur familjet!

Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni! Zoti ju dhëntë forcë e kurajo për të përballuar sfidat e vështira të jetës. Ju jeni burimi i jetës dhe mishërimi i paqes, ndaj meritoni të keni çdo ditë nga një urim dhe falenderim për atë që jeni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?