Kryemadhi te Zheji: Përse opozitarizmi im, është një rrugë pa kthim…

“Përse opozitarizmi im, është një rrugë pa kthim…”, është tema e cila do diskutohet mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJI-t, me të ftuar Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, duke nisur nga ora 21:00, Live, në RTV Oranews

Në krye të LSI, ajo është tashmë prej më shumë se një viti, ajo e ka përcaktuar vijën e saj opozitariste me forcë dhe vendosmëri të veçantë.
Ajo ka ditur të shuajë çdo hatër-mbetje ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste, mbas ftohjes së skajshme të vitit zgjedhor 2017, kur LSI, u vendos në mes të trysnisë PD –PS, pas marrëveshjes së 17-18 Majit.

Protesta e 16 Shkurtit, ishte ndoshta sprova e parë dhe e fortë e ngjizjes së Koalicionit PD-LSI dhe në përgjithësi, të të gjithë atij që quhet Fronti Opozitar.
Pse Kryemadhi mbiquhet një opozitare ‘radikale’?
Çfarë ndodh nëse digjen mandatet si propozoi kryetari i PD, Lulëzim Basha?
Përse ajo deklaratë, që nëse nuk largojmë Ramën, duhet të largohemi nga politika unë dhe Lulëzim Basha?
Çfarë do të ndodhë në protestën e të Enjtes që vjen?
Si i gjykoni arrestimet e natës së 16 Shkurtit, pas protestës?
Kryeministri gjykon se ju dhe Basha, po kërkoni të destabilizoni vendin, nga frika e Reformës në Drejtësi, përse Rama ndjehet i imunizuar nga kjo Reformë?
Si e gjykoni, mitingun e Ramës në Vlorë? A është Vlora kështjellë zgjedhore e kryeministrit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Na ndiqni LIVE, duke nisur nga ora 21:00, në RTV Oranews, www.360grade.al, Facebook dhe Youtube

Swiss Digital Mobile Reklama

Të ftuar:

1. Monika Kryemadhu
2. Arben Rozhani
3. Beti Njuma
4. Laert Vasili
5. Erisa Zyka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?