Kryeministri drejtohet ish-ministri Bushati: A je ti Ditmir?!
Sot kryeministri Rama dhe ish-ministri Bushati janë parë me sy që prej kohës kur u shkarkua nga ministër i jashtëm. Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë në mbështetje të Ramës në Pukë duke kërkuar më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.
Në kuadër të takimit “Bashkia që Duam”, i deleguarit i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati u shpreh se i duhet kushtuar vëmendje zhvillimit të veriut të Shqipërisë. Pas shkarkimit u fol se zëra brenda PS-së e kishin si plan rezervë Ditmir Bushatin për kryeministër, po që se binte Rama. Kjo me sa duket ka bërë që Rama ta shikojë me mosbesim. Kur ka dalë në koridor dhe është përballur me Bushatin e ka vështruar ngultazi duke i thënë:”A je ti Ditmiri që kam njohur?!”.
-Unë nuk ndryshoj miqtë, të tjerët gjejnë shok të tjerë!- ka thënë Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

