FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama e pranon: Është e vërtetë që Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për çmimin e karburanteve, dhe ka pranuar se vendi ynë ka çmimet më të larta në rajon.

Është e vërtetë që kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë! Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta. Sepse ndryshe nga Rajoni ne biznesit të vogël si marrim asnjë lekë. Zero taksë dhe zero TVSH deri në 20 milionë lekë xhiro. Ndryshe nga rajoni, vërtet e kemi më të lartë taksën mbi biznesin e madh, por subvencionojmë 100% energjinë elektrike jo vetëm për familjet, por për të gjithë biznesin e vogël. Këto janë para. Ndryshe nga rajoni ne ju japim para, dhe do jua japim paratë të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me fuoristrada dhe veturë, por me autobusë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?