Kryeministri Rama flet për negociatat me BE-në: Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Ohër edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pjesë nga fjala e Ramës në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër:
Dy fjalë për këtë dasmën e radhës. Sa herë afrohet Këshilli Europian përgatitemi për dasmë. Nëse do ndodhë, do shkojmë me rrobat e rastit, nuk do shpenzojmë për banketin në pritje për krushqit, e na ngelet nusja në derë. Po këtë herë na mbetet dhëndri, dy metra si zdap i gjatë.
Dhe në këtë rast le ta themi Ballkani i hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Duke qenë burri, dhe burrë me gjithë këto histori, është problem i madh, por ne e kemi të qartë rrugën tonë. Do e ndërtojmë këtu europën dhe pastaj kur ata të duan të bëjnë dasmën jemi gati.
Ndaj i themi Maqedonisë së Veriut, mos u mërzisni, nuk ju marrin. Edhe Bullgaria një burrë me problem është, ne shqiptarët jemi në rregull nëse duan dasmë këtu jemi, nëse s’duan prapë këtu jemi. Është koha t’i japim fund stresit. Edhe Bullgaria do e hedhë këtë kukull do gjejë një kukull tjetër. Bisedat do mbyllen kur kryeministri i Bullgarisë do jetë gjysh duke shkruar kujtime. Një gjë dua t’ju them: dikur kur shkoja në Bruksel shkoja të merrja kurajë, tani më duket sikur do u jap kurajë atyre. Sot më vjen keq që i shoh aty. Shkojmë i japim energji sepse Ballkani nuk vdes po ky i hapur aq më pak. Serbia nuk do ikë në ndonjë planet tjetër, as Bosnja, do vijojë të ziejë, po këtu është. BE me të parë me të bërë, BE na bëjnë ata, po E-në Europian e kemi vetë.
KOHA JONË SONDAZH

